HomeShëndeti

Vetëm me këta tre përbërës, bëni që lëkura juaj të shkëlqej

Që prej kohës së karantinës shumica e njërzve u drejtuan nga guzhina e tyre për kujdesin e flokëve dhe lëkurës. Madje edhe tani, shumica e njerëzve po vazhdojnë të përkujdesen për veten në shtëpi.

Ne kemi përmendur më parë se si uji i ftohtë dhe kubët e akullit janë të mahnitshëm për lëkurën, sepse ato e bëjnë atë me shkëlqim, zvogëlojnë linjat e imëta rrudhat dhe, parandalojnë plakjen e parakohshme. Këtu, ne ju sjellim një tjetër metod interesante të kubit të akullit, i cili përfshin mjaltë dhe luleshtrydhe, brenda kubeve të akullit.

Gjërat që ju duhen:

  • 2-3 – Luleshtrydhe
  • Mjaltë
  • Ujë për të bërë kube akulli

Metodë:

Pritini tre luleshtrydhe në feta të hollë. Sigurohuni që forma të jetë e barabartë. Tani mbushni enën tuaj të akullit me ujë dhe hidhni feta luleshtrydheje në të. Shtoni tre pika mjaltë në secilën ndarje dhe lëreni të ngrijë për disa orë. Pasi të keni mbaruar, mund të nxirrni një kub, dhe ta fërkoni butësisht në të gjithë fytyrën dhe qafën. Përdorni një kub çdo ditë.

Përfitimet:

Luleshtrydhet janë acidike, dhe ato mund të ndihmojnë në largimin e vajit të tepërt nga lëkura, duke e ushqyer dhe rigjallëronë lëkurën tuaj. Për më tepër, luleshtrydhet përmbajnë një mori antioksidantësh që mund të mbrojnë lëkurën nga dëmtimet oksiduese që shkaktojnë plakjen e lëkurës. Edhe mjalti është i shkëlqyeshëm për ata që kanë lëkurë të ndjeshme, pasi funksionon si për lëkurën e thatë ashtu edhe për vajin, gjithashtu edhe për fytyra të prirura ndaj akneve.

3-Ingredient Easy Strawberry Sorbet (Without an Ice Cream Maker ...

TË NGJASHME