HomeShowbiz

“Vetëm Zoti mund të ju gjykojë”, për kë i ka këto fjalë Ava Max?!

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare me famë botërore, Ava Max, vazhdon të jetë një personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh, ajo publikon për fansat fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj apo aktivitetet muzikore.

Në të shumtën e rasteve, 25-vjeçarja nuk harron që të publikojë për fansat edhe ndonjë thënie motivuese.

Një gjë të tillë e ka bërë në përshkrimin e një prej fotografive më të fundit të publikuar në rrjetin social Instagram.

Ajo shkroi se është vetëm Zoti ai që mund t’i gjykojë njerëzit, dhe si i tillë ka mëshirë edhe për ata që kanë bërë gabime.

“Vetëm Zoti mund të ju gjykojë, por edhe ai është i dashur dhe pranues i të gjithave”, ka shkruar Ava Max në Instagram.

Ajo përndryshe po vazhdon të shijojë suksesin e këngës së saj më të fundit “Salt”, e cila është pritur mirë nga fansat.


TË NGJASHME