HomeLajmi i Fundit

Vetëvaret në ahurin e bagëtive nëna e 3 fëmijëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Skrevan në Urë-Vajgurore, ku një 51-vjeçare është vetëvarur pranë ahurit të bagëtive.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ka qenë bashkëshorti i saj ai i cili e ka gjetur disa orë më vonë dhe ka njoftuar menjëherë policinë.

51-vjeçarja Bukuroshe Sinjari ka vendosur t’i japë fund jetës, duke u vetëvarur me litar në pemën përpara ahuri të bagëtive, pak minuta pasi kishte ushqyer edhe kafshët e shtëpisë. Ajo është dërguar me urgjencë nga familjarët drejt Spitalit Rajonal Berat, por ka mbërritur atje pa shenja jete.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë dhe ekspertë kriminialistikë që bën edhe zbardhjen e vendngjarjes.

Ende nuk dihet shkaku që e ka çuar gruan drejt ndërmarrjes së aktin të vetëflijimit. 51-vjeçarja Bukuroshe Sinjari jetonte së bashku me bashkëshortin e saj në fshatin Skrevan dhe ishte nënë e 3 fëmijëve, njëri prej të cilëve ishte emigrant në Greqi.

K.S/GotaNews