HomePolitikë

Vetëvendosja marshim më 28 Nëntor/ Albin Kurti: Ne e duam bashkimin kombëtar

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti, ndërsa komentoi marshimin e që do të bëjë kjo lëvizje më 28 Nëntor në Tiranë, tha se ata e duan bashkimin kombëtar.

I ftuar në emisionin “Open”, Kurti u shpreh se sa më shumë aktivitet të bëhen në frymën e bashkimit më 28 Nëntor, aq më mirë është, ndërsa shtoi se duhet të zbatohen marrëveshjet që janë mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Qendra e Vetëvendosjes në Tiranë nuk është as pozitë as opozitë, ajo është regjistruar si OJF. Ne e kemi frymën e përbashkët por nuk dirigjojmë dhe drejtojmë njëri tjetrin.

Ne jemi demokratë, ne e duam bashkimin kombëtar dhe sa më shumë aktivitete më 28 në frymën e bashkimit, aq më mirë është.

Të zbatohen marrëveshjet që janë midis Kosovës dhe Shqipërisë”, u shpreh Kurti.


TË NGJASHME