HomePolitikë

“Vetëvendosja” parti në Shqipëri?

Pak më herët, në media qarkulloi lajmi se “Lëvizja Vetëvendosje” kishte dorëzuar dokumentet për regjistrimin si parti në Shqipëri, ndërsa drejtori  ekzekutiv i “Lëvizja  Vetëvendosje” në Shqipëri , Bojken Abazi i ka përgënjeshtruar këto zëra.

I ftuar në emision “A-Show”, në News 24 ai tha që kjo lëvizje do regjistrohet në vendin tonë si një OJQ dhe jo si parti.

“Falenderoj mediat që raportuan në mënyrë korrekte atë që kemi deklaruar. Është e vertetë që ka pasur një keqkuptim në mediat, duke ngritur teori nga më të ndryshmet. Nuk mendoj që është një komunikim i mirë nga ana e mediave . Nuk është hera e parë që zhvillojmë aktivitete në Shqipëri. Me vendimin në gjykatë, tregon se duam të jemi në  mënyrë sistematike.”- u shpreh ai.

Shoqatë apo jo?  Vetëvendosja vjen në Shqipëri tregon hapur se do të jetë prezente në vend. Në ç’mënyrë do kishit marrë në pjesë në fushatën zgjedhore?

Nëse do donim të funksiononim si parti politike, duhen 3 milion nënshkrime. Ne ato nëshkrime do t’i kishim bërë brenda javës. Ky nuk ka qenë synimi ynë. Dëshirojmë të regjistrojmë një OJQ, të regjistrojmë çështje për zgjidhje.


TË NGJASHME