HomePolitikë

Vetëvendosje i dërgon ofertë të re LDK-së

Lëvizja Vetëvendosje i ka propozuar një ofertë të re për bashkëqeverisje Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Këtë e ka konfirmuar Besian Mustafa, zëdhënës i LDK-së.

Ai ka thënë se kjo ofertë e Vetëvendosjes do të shqyrtohet gjatë ditëve në vijim.

“Dje nga LVV-ja kemi pranuar një propozim shumë të ngjashëm me atë të paraqitur nga ta në takimin e fundit të javës së kaluar, me disa ndryshime të vogla, të cilat do të shqyrtohen në ditët në vijim”, ka deklaruar Mustafa.


TË NGJASHME