Kosovë Kronikë Lajme

Vetëvritet i burgosuri kosovar

Një person është gjetur i vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Pejë. Lajmi është konfirmuar dhe nga zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi. Ai ka thënë se personi në fjalë dyshohet se është vetëvarur. Për të njëjtin, kishte pasur kërkesë për ekstradim nga SHBA-të.

“Në qendrën e paraburgimit në Pejë, një i paraburgosur dyshohet se është vetvarur. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obdukim. Viktima ka qenë nën masën e paraburgimit, lidhur me kërkesën për ekstradim në SHBA”, ka thënë ai.

Mësohet se Policia e Kosovës po e cilëson këtë rast si vdekje të dyshimtë, teksa rasti është raportuar sot pas orës 07:00 të mëngjesit.

Related posts

Presidenca e Rama, sot në konferenca shtypi

Klaudia gotanews

Shqipëri-Kosovë, protokoll bashkëpunimi për sezonin turistik

Mila

Protesta e opozitës/ Policia merr masa, blindon Tiranën

Mila
Na Kontaktoni!