HomeShowbiz

Vetëvritet këngëtari i famshëm

Këngëtari i famshëm meksikan, Armando Vega Gil, ka mbytur veten pasi akuzohej se kishte përdhunuar një vajzë 13-vjeçare.

New York Times shkruan se këngëtari ka lënë një letër teksa sqaron pafajësinë e tij: “Këto akuza nuk janë të vërteta. Nuk duroj gjëra të tilla. Vetëvrasja ime nuk është një akt që me bën të dukem si fajtor, por është një shprehje ekstreme e pafajësisë time”.

Edhe pse ai ishte akuzuar për përdhunim, autoritetet vendase ende nuk i kishin verifikuar këto akuza, por përhapja me shpejtësi e lajmit në rrjete sociale e kanë çuar këngëtarin të marrë këtë vendim tragjik.

Armando Vega ishte i njohur si një nga themeluesit e grupit rock të Botellita de Jerez që u krijua në vitet 1980.


TË NGJASHME