HomeShëndeti

Vetitë kuruese të boronicës

Boronica është një bimë e ulët që rritet në klimën malore të Shqipërisë. Përveç aftësive shëruese, ka edhe veti antioksiduese, antikancerogjene dhe të mbron nga sëmundjet koronare. Boronica është vendosur nga mjekët dhe nutricionistët në top listë për shkak të vlerave ushqyese që përmban.

Boronica njihet si bimë me veti kuruese nga frutat dhe fletët e saj. Në kohët e lashta boronicën e përdornin si lëng boronice apo si reçel për sëmundje të ndryshme.

Boronica përdoret për shumë funksione të ndryshme: për përdorimin e ëmbëlsirave të ndryshme,me frutat e freskëta të boronicës mund të prodhohen lëngje, gjithashtu ato mund te thahen për ti mbajtur gjatë vitit.

Bima e boroicës mund të shkatërrojë bakteret nga organizmi sepse cilësohet si antibiotik natyral. Boronica e kuqe përdoret me shumë për përgatitjen e marmalatave apo shurupeve të ndryshme, apo dhe për zbukurimin e ëmbëlsirave.

 


TË NGJASHME