HomePolitikë

Vetting-u, bie edhe kryeprokurori i Matit

Vetting-u ka rrëzuar sot edhe drejtuesin e Prokurorisë së Matit, Hysni Vatën. Trupi gjykues në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit i përbërë nga Firdes Shuli, Pamela Qirko dhe Lulzim Hamitaj ka marrë vendimin për shkarkimin e Vatës nga detyra.

Hysni Vata rezultoi me probleme në të treja kriteret e rivlerësimit që janë pasuria, pastërtia e figurës dhe profesionalizimi.

Kryeprokurori i Matit është zyrtari i radhës që largohet nga detyra si rrjedhojë e procesit të vetting-ut, pjesë e reformës në drejtësi.


TË NGJASHME