HomeSociale

Vetting-u, shkarkohet nga detyra kryeprokurorja e Kukësit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë vendimin për të shkarkuar nga detyra Alketa Nushin, drejtuese e Prokurorisë në Kukës. KPK ka gjetur parregullsi në dosjen e Nushit në tre kriteret e vetting-ut, atë të deklarimit të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizimit.

Sa i përket deklarimit të pasurisë, në raportin e ILDKPI-së thuhej se kryeprokurorja e Kukësit kishte burime të ligjshme për pasurinë e saj, por rezultonte se nuk kishte kryer deklarime të sakta. Gjatë seancës, Nushi ka thënë se ka patur disa ‘lapsuse’ sa i përket deklarimit të pronave, ndërsa ka refuzuar raportet që hidhnin dyshime mbi pastërtinë e figurës dhe profesionalizimit.

Gjithsesi, KPK ka marrë vendimin për të shkarkuar Alekta Nushin nga detyra si prokurore.


TË NGJASHME