HomeLajme

Gjyqtari i Apelit të Krimeve të Rënda nën ‘sitën’ e vettingut, çfarë deklaroi KPK

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit po mban seancën dëgjimore për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, Dhimitër Lara. Mësohet se gjyqtari ka pasaktësi në burimin e blerjes së një apartamenti në Tiranë dhe për disa para të marra hua.

Gjithashtu KPK i ka kërkuar atij shpjegime për një denoncim nga publiku, nga dy shtetas që janë akuzuar si pjesë e “Hakmarrjes për Drejtësi”, sipas të cilëve janë dënuar padrejtësisht nga trupa e Apelit, pjesë e të cilës ka qenë edhe Lara.

Ata janë shprehur se gjyqtari është korruptuar politikisht dhe ka probleme me aftësitë profesionale, ndërkohë Lara theksoi se nuk do ta ndryshonte vendimin edhe nëse kthehej pas.


TË NGJASHME