HomeLajme

Vettingu, jepet vendimi për kandidaten e kushtetueses

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren e Tiranës, Regleta Panajoti. Në seancën dëgjimore, të zhvilluar dy ditë më parë, gjyqtarja u paraqit pa shoqërinë e një avokati mbrojtës, ku rezultoi se s’kishte probleme me pasurinë, anën profesionale dhe integritetin moral.

Panajoti rezulton se ka: një truall në Korçë, dhe dy troje të tjerë bashkë me familjen. Gjithashtu ajo ka një shtëpi banimi në Gjirokastër dhe makinë me vlerë 9500 € dhe dy apartamente 104 m2 dhe 64 m2 në Tiranë. Sipas hetimeve të KPK-së, Panajoti ka pamjaftueshmëri burimesh për apartamentin 104 m2.


TË NGJASHME