HomeLajme

Vettingu, jepet vendimi për prokurorin e Krimeve të Rënda

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Krimeve të Rënda, Behar Dibra. Prokurori iu nënshtrua procesit të vettingut më 20 qershor.

Në raportin e ILDKPI, Behar Dibra thuhet se ka bërë deklarim të saktë dhe jo të rremë të pasurisë. Ndërsa sipas KPK, DSIK raportoi se prokurori ka plotësuar me saktësi formularin e figurës, ndërsa nuk ka të dhëna për kontakte me persona të krimit.

KLP dorëzoi një raport ku thuhet se ka aftësi në interpretim dhe arsyetim ligjor, me veprime të sakta.


TË NGJASHME