HomeLajme

Vettingu, jepet vendimi për Rovena Gashin

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra Rovena Gashin. Kjo e fundit u shkarkua më herët nga KPK, por ankimoi vendimin në KPA duke kërkuar rikthimin në detyrë.

Ndërkohë, KPA vendosi kështu shkarkimin përfundimtar për ish-prokuroren Gashi, duke lënë në fuqi vendimin e KPK.

Kujtojmë se KPK në 25 korrik të vitit të kaluar e shkarkoi Rovena Gashin me arsyetimin se nuk justifikon pasurinë, nuk ka burime të ligjshme si dhe ka bërë deklarim të pasaktë. KPK ngriti dyshime për 16 apartamente në Durrës të cilat dyshohet se i përkasin Nuredin Gashit, babait të Rovena Gashit.


TË NGJASHME