HomePolitikë

Vettingu në polici, Balla: Meta asnjë argument për rikthimin e ligjit, po mundohet që…

Kreu i Grupit Parlamentar socialist, taulant Balla i ftuar në News 24, teksa foli për situatën politike në vend, reformën në drejtësi, u ndal edhe tek çështja e vettingut në polici. Ai tha se Meta e ktheu pa asnjë argument për rishqyrtim ligjin e vettingut në polici, ndërsa hodhi dhe akuza se po orvatet ta pengojë këtë nismë.

Por ndërkohë kemi disa vendime të rëndësishme, kemi edhe dekretin e Presidentit të Republikës, i cili pa asnjë argument ktheu në Kuvend për rishqyrtim ligjin për vettingun në Policinë e Shtetit sepse ja, një shprehje tjetër kuptimplotë se si orvaten të pengojnë pas suksesit të vettingut në gjyqësor jemi në fazën që duan të pengojnë edhe një vetting të domosdoshëm në një institucion të besueshëm të Policisë së Shtetit. Orvatje. Aleancat e atyre që punonin nga brenda çadrës, nga jashtë çadrës, nga godina, nga kati i dytë, i tretë për të penguar reformën në drejtësi i ka dhënë provat që nuk funksionon”, tha Balla.


TË NGJASHME