HomeSociale

Vettingu në polici/ Komisioni merr 45 dosjet e para…

Komisioni i Vettingut në Polici, SHÇBA dhe Gardë ka nisur punën me 45 dosjet e para. Ministria e Brendshme bën me dije se Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit për “Për Vlerësimin Kalimtar dhe Periodik të Punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme”, ka përzgjedhur 45 emrat e parë që do t’i nënshtrohen procesit të Vettingut.

Subjektet e vlerësimit janë në detyrat më të larta drejtuese në Policinë e Shtetit, 31 punonjës, në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), 12 punonjës dhe në Gardën e Republikës, 2 punonjës.

Dosjet e vetë-deklarimit janë tërhequr nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit dhe ka nisur puna në fazën e parë, ajo e shqyrtimit të deklaratave, kërkimit të informacioneve dhe verifikimeve përkatëse.

Sipas parashikimeve ligjore, pas procesit të hetimit administrativ, do të mbahet për çdo subjekt seancë e hapur dëgjimore.

Nderkohe MB njofton se Komisioni eshte duke ndertuar nje faqe zyrtare web dhe brenda pak ditesh do te jete aktive, per t’u njohur me çdo detaj dhe njoftim publik.


TË NGJASHME