HomeLajme

Vettingu në polici, kush do jenë drejtuesit që do të vlerësohen të parët

Është zbardhur lista e drejtuesve të policisë, të cilët do t’i nënshtrohen të parët procesit të vettingut. Mësohet se ndër të parët në listë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Lista e punonjësve që aktualisht janë në detyrë dhe që do t’i nënshtrohen vlerësimit kalimtar dhe periodik në shortin e parë është publikuar në faqen zyrtare të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit.

Ky proces bazohet në tre komponentët e vlerësimit: kontrolli i pasurisë, kontrolli i figurës dhe kontrolli profesional.

Listën e plotë me emrat e drejtuesve mund ta lexoni këtu.


TË NGJASHME