HomeLajme

Vettingu në polici, Kuvendi miraton ndryshimet në ligj

Është votuar në Kuvend ligji për disa ndryshime në vettingun e policisë. Ligji u miratua me 79 vota pro, 6 kundër dhe 4 abstenim.

Në këtë ndryshim parashikohet që punonjësit e SHÇBA-s, e cila është strukturë e dedikuar për t’u kujdesur për integritetin e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, të kalojnë Vettingun në fazën e pare të tij. Ligji aktual parashikonte që SHÇBA-ja të kalonte në një fazë të dytë, jo në fazën e parë. SHÇBA të kalojë në fazën e parë me qëllim që SHÇBA-ja të shndërrohet në aktorin kryesor të procesit për më tej, ashtu sikundër e parashikon dhe ligji organik i saj, si strukturë, ekziston për tu kujdesuar që Policia e Shtetit dhe Grada e Republikës të jenë struktura të pastra.


Ndryshimi i dytë që propozohet qëndron në faktin SHÇBA-ja do të shndërrohet në një strukturë, e cila do të kryejë më tej Vettingun për pjesën e mbetur të Policisë së Shtetit, pra fazën e dytë dhe të tretë, për punonjësit e nivelit të mesëm dhe atyre të nivelit bazë. Pra, ndryshe nga sa e parashikon ligji aktual ku ky vlerësim në fazën e dytë dhe të tretë do të kryhej nga struktura ad-hoc, me propozimet e bëra ky vlerësim duhet të bëhet nga vetë SHÇBA-ja.


TË NGJASHME