HomeLajme

Vettingu, shkarkohet prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Krimeve të Rënda, Eugen Beci. Gjatë seancës, prokurorit Beci i është komunikuar nga KPK se i janë gjetur një sërë problemesh me pasurinë e tij, kryesisht për blerjen e një apartamenti 169 metra katrorë në kryeqytet.

Po ashtu probleme iu gjetën edhe gjatë kontrollit të figurës, përfshi kontaktin e papërshtatshëm me një person të publikuar gjatë debatit publik për komplotin e vrasjes së deputetit Tom Doshi. Kjo çështje, më vonë ka rezultuar një ngjarje e sajuar.


TË NGJASHME