HomeLajme

Vettingu, Soreca takon kryetaren e KPA-së

Ambasadori i BE-së në vend, Luigi Soreca ka mbajtur një takim ditën e sotme me kryetaren e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulaj.

Mësohet se temë e diskutimit ka qenë prioriteti për procesin e vettingut për të gjithë kandidatët për insititucionet e reja të drejtësisë.

Gjithashtu është diskutuar edhe për rëndësinë e madhe që ka procesi në fjalë për institucionet e reja të drejtësisë që do të ndihmonte ngritjen dhe funksionimin sa më shpejt të tyre.


TË NGJASHME