HomePolitikë

Vettingu, verifikohen 3 kandidatët e parë për SPAK

Prej dy ditësh, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur verifikimin me procedurë të përshpejtuar të kandidatëve për Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

?Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit pritet të mbyllë brenda muajit qershor kandidatët që kanë aplikuar për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion. Para vettingut kanë dalë 3 nga 24 kandidatët, dy prej të cilëve janë me pikëpyetje për qëndrimin në sistem.

Një ditë më parë doli para KPK-së,  prokurori Shkelzen Cenaj, ish-drejtues i prokurorisë së Dibrës, ndërsa këtë të enjte u zhvilluan seancat dëgjimore me dy prokurorët e Krimeve të Rënda Ened Nakuçi, i njohur si prokuror i dosjes “Shullazi” e “Klement Balili”, si dhe prokurori Edvin Kondili, i cili aktualisht ka në dorë dosjen e trafikut të  613 kilogramëve kokaninë.

Por të paktën dy kandidatë kanë dalë me probleme nga KPK, përsa i përket pasurisë dhe anës profesionale.

Për kandidatin Cenaj, KPK solli si problem faktin se nuk justifikonte dot blerjen e një banese në Kukës nga prindërit e tij, që sipas komisionerëve nuk kishin të ardhura.

Probleme me justifikimin e pasurisë iu konstatuan edhe prokurorit Nakuçi. KPK ka bërë vërejtje se Nakuçi nuk ka sjellur dokumenta për borxhet që pretendon se ka marrë nga motra e xhaxhai.

Gjithashtu nuk është justifikuar as transaksioni nga Fondacioni ku Nakuçi thotë që ka bërë leksione.

Ndërkohë për prokurorin u soll si shqetësim edhe largimi pa njoftuar nga dosja “Shullazi” në fazën kur pritej të jepej protenca, duke sjellë probleme në vijim e kësaj çështje.

Ndërkohë për prokurorin, Ervin Kondili, nuk u konstatuan probleme në asnjë nga tre kriteret.

Vendimet për tre kandidatët pritet të jepen të premten, më 7 qershor. Deri më tani nga garuesit për në SPAK janë konfirmuar prokurorët Dritan Prençi, Arben Kraja dhe Donika Prela.


TË NGJASHME