HomeTeknologji

“Viber” së shpejti me pagesë?!

Në telefonat e përdoruesve të Viberit filluan të qarkullojnë mesazhe duke çuar përdoruesit e Viber në përfundimin e gabuar se aplikacioni do të fillojë të tarifojë në shkëmbim të përmbajtjes.

Megjithatë u konfirmua se gjithçka ishte mashtrim. Aplikacioni Viber do të mbetet pa pagesë.

“Ne ju kujtojmë që Viber është aplikacion falas dhe do të mbetet i tillë përgjithmonë! Ju lutemi mbani mend se këto janë mesazhe Spam, dhe se Viber nuk ka asnjë lidhje me ta! Kjo është përmbajtje plotësisht e rreme, dhe ndërmarr hapat e mëposhtëm për të na ndihmuar të parandalojmë përhapjen e saj! Asnjëherë mos transferoni informacionin tuaj personal te njerëzit që nuk i njihni.
Mos i dërgoni këto mesazhe të mëtejshme të dyshimta miqve dhe familjes. Viber është një platformë e mesazheve dhe thirrjeve falas dhe do të mbetet e tillë përgjithmonë”, thuhet në reagimin e kompanisë.


TË NGJASHME