HomeShowbiz

Victoria Beckham në lùftë të ftohtë me nusen miliardere të djalit

Revista “Page Six” ka mësuar se mes Victoria Beckham dhe nuses së saj, Nicola Peltz, ka pllakosur një lùftë e ftohtë! Peltz, 27 vjeçe, sapo është martuar me Brooklyn Beckham, 23 vjeç, djali më i madh i Victoria me superyllin e futbollit David Beckham. Por me sa duket telashet nuse-vjehrrë kanë nisur që para dasmës së zhvilluar në prill të kétij viti.

“Ato nuk e durojnë njëra-tjetrin dhe nuk flasin”, na tha një burim pranë familjes. “Organizimi i dasmës ishte i tmerrshëm.”

Burimi thotë se Nicola Peltz, e cila është vajza aktore e miliarderit të Nju Jorkut Nelson Peltz, një kryetar joekzekutiv i Madison Square Garden ndër të tjera fitimprurëse, nuk donte që vjehrra e saj të bëhej pjesë e planifikimit të dasmës dhe nuk donte ‘mendtë’ e Victorias në asgjë rreth organizimit. “Komunikimi ishte minimal.”

Burimi ka shtuar se ikona 48-vjeçare e SPice Girls po përpiqej të afrohej me anëtaren më të re të familjes, por “dramat” mes tyre nuk kanë të ndalur.

“Ata nuk kanë folur shumë me të në muajt e fundit,” tha një burim, i cili madje shtoi se ka pasur përplasje edhe kur Brooklyn postoi një kopertinë të revistës britanike dhe e quajti Peltz: “Zonja e re Beckham”.”

Burimet dyshojnë se Peltz – e cila është shfaqur në seritë dramatike A&E “Bates Motel” dhe në “Transformers: Age of Extinction”, mund të vuajë nga xhelozia për nënën burrit, pasi Victoria Beckham është e njohur globalisht. Edhe në ditën e dasmës së Peltz me Brooklyn, media fillimisht i kishte sytë drejt Victorias dhe David…


TË NGJASHME