HomeSport

VIDEO/ Armando Sadiku abonohet me golin, sulmuesi shënon sërish me Malaga

Armando Sadiku nuk ndalet dhe gjen sërish rrugën e rrjetës me Malaga në Ligën 2 spanjolle. I abonuar me golin në këtë sezon, sulmuesi i kombëtares shqiptare realizoi në barazimin 2-2 që skuadra e tij arriti në shtëpi kundër Mirandes.

Një supergol ai i Sadikut, që me një goditje të bukur në minutën e 65-të, i dhuroi epërsinë e përkohshme vendasve. Në fund, rrjeta e sulmuesit kuqezi nuk ndihmoi Malaga të merrte maksimumin, pasi miqtë arritën të barazonin shifrat.

https://vidnews.net/video/1580041721818

TË NGJASHME