HomePolitikë

Video/ Basha vazhdon me gafat, ngatërron datën e protestës

Kreu i PD-së Lulzim Basha në mbyllje të protestës përpara selisë blu bëri një ngatërresë, teksa tha se protesta e parë ishte mbajtur në 26 Shkurt, ndërsa realisht ajo ka ndodhur në 16 Shkurt.

‘’Ishim shumë në 26 Shkurt, jemi shumë më shumë në 16 Mars. 16 Shkurti i hapi rrugën një vërshimi popullor që nuk do të ndalet më kurrë po do të vazhdojë dita ditës”, u shpreh Basha.

Duket se ecejaket e bëra sot në protestë dhe marshimet rreth e qark kryeminsitrisë kanë bërë që Basha të ketë edhe këtë ngatërresë. Kryedemokrati dhe më herët është bërë objekt i talljeve në rrjet, për shkak se ngatërruar disa vargje të himnit të flamurit.

Në mbyllje të protestës Basha tha se Rama e kishte humbur bastin pasi pjesëmarrja e qytetarëve ishte shumë e lartë, dhe kryeministri shkoi të fshihej në Skrapar.


TË NGJASHME