HomeShowbiz

Vazhdojnë ironizimet mes Beatrix Ramosaj dhe Bora Zemanit, çfarë po ndodh mes moderatores dhe këngëtares

Moderatorja publikoi ditën e djeshme një video në rrjetin social Instagram teksa ndodhej në aeroport, ndërsa në sfond dëgjohej një zë që thoshte: “Kam 99 probleme por po i injoroj të gjitha dhe po hip në avion”

Ndërsa së fundmi edhe kënëgtarja ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet me një valixhe në dorë dhe shprehet se po “arratiset” nga problemet e veta.

Pavarësisht se në mbishkrimin e videos ajo ka vendosur një shkrim në lidhje me këngën e re, ndjekësit e kanë cilësuar postimin e saj si një ironi ndaj Bora Zemanit.

 “Sa herë që më pyesin: Pooo heeeeeeee Kur do e nxjerrësh këngënnnnn???”- shkruan këngëtarja krahas videos. Ndërsa një ndjekës, përmes komenteve, ka risjellë në vëmendje videon e Bora Zemanit.

Moderatorja dhe këngëtarja, të cilat ishin në qendër të vëmendjes për muaj me radhë për shkak të historisë me Donald Veshajn, bënë edhe ‘xing’ në veshje.

Dyshja publikun pak ditë parë foto në rrjetet sociale ku shfaqen me kapelën e njëjtë.

Ishte Bora ajo që publikoi rreth një muaj më parë një foto-album në rrjetet sociale, e veshur me të zeza dhe me një kapele.

Beatrix Ramosaj publikoi disa javë më parë një foto ku kishte vënë një kapele të ngjashme me atë të Borës.

Por, moderatorja ka publikuar sërish një foto me të njejtën kapele në rrjetet sociale…


TË NGJASHME