HomeLajmi i Fundit

Video/ Drejtori i Qarkullimit Rrugor tregon situatën në autostradën Tiranë- Durrës

Kryeministri i vendit Edi Rama ka postuar në Facebook një video nga autostrada Tiranë-Durrës në mbikalimin e Kasharit ku nga pamjet duket se nuk ka asnjë lëvizje me makinë pas urdhrit të qeverisë për ndalimin e automjeteve nga Durrësi në Tiranë e anasjelltas.

Por detajet për sa i takon qarkullimit të automjeteve i ka dhënë drejtori i Qarkullimit Rrugor, Erjon Ahmeti në video.

“Që prej orës 6 të mëngjesit të ditës së sotme, gjithë shërbimet policisë janë të angazhuara për bllokimim e të gjitha mjeteve private përvec atyre të emergjencës, e mjetet e transportit të mallrave, sic po e shihni, policia është prezente duke monitoruar dhe duke kontrolluar cdo lloj mjeti në drejtim të rinasit dhe në drejtim të Durrësit. Aktualisht kemi konstatuar njerëz me biletat e të afërmëve të tyre duke i marrë dhe duke i cuar në drejtim të Rinasit . Aktualisht nuk kemi ndonjë problem, segmentet janë të lira”.

I pyetur nëse personat e ndaluar kanë qenë të gjithë të pajisur me akreditim, Ahmeti u përgjigj:

“Pjesa më e madhe të akredituar, një pjesë e vogël të pa pajisur duke pasur urgjenca dhe transportin e njerëzve familjarë, kur s’kanë pasur emergjenca është bërë shoqërimi në komisariate edhe i automjeteve për verifikimin e saktë dhe do operohet edhe me gjobë sipas Kodit Rrugor për shkeljen e gjithë asaj cfarë është thënë”.

Postimi i Ramës

SUPER START I KËSAJ DITE TË PARË NË MBROJTJE TË VETES, FAMILJES DHE NJËRI-TJETRIT NË NJË LUFTË TË PAPARË NERVASH, KU TË VETMET ARMË QË KEMI JANË MIRËKUPTIMI, SOLIDARITETI DHE DURIMI, DURIMI, DURIMI

 POLICIA E SHTETIT VIJON TË SIGUROJË REGJIMIN E MOSQARKULLIMIT SË BASHKU ME POLICINË USHTARAKE

NDJESË 1000 HERË PO KJO LUFTË NUK FITOHET NDRYSHE

M.H/ GotaNews