HomePolitikë

Video e kryebashkiakut duke pirë kokainë, reagon ish-ministri i Drejtësisë

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani iu është bashkuar reagimeve pas videos që u publikua dje në media, ku shihej një person teksa pinte kokainë në një lokal, ndërsa thuhet se bëhet fjalë për kryetarin e Bashkisë së Bulqizës Lefter Alla.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Manjani thekson se ky episod është film i stërparë, ku sipas tij sa herë kapen mat thonë se video është e montuar dhe jo origjinale. Teksa jep disa nga arsyet që janë përdorur nga ata, Manjani shton se në këtë rast qeveria hesht.

REAGIMI I MANJANIT
Film i stërparë.
Sa herë kapen mat thonë:
1.Video është e montuar jo origjinale.

2.Në video është dikush që thith mall, por nuk është ai që duket. Është një “Alizot” tjetër.
3. Gazetari dhe kushdo që denoncon videon janë fajtorë për kallëzim të rremë
4. Do flasi drejtësia pastaj do dorëzojmë detyrën.
5. Po na shantazhojnë ngaqë po kryejmë detyra publike.
6. Partia njofton se përgjegjësia është individuale.
7. Individët thonë që “sdi gjë”, ose “po më sulmon opozita”…
Dhe qeveria gjithmonë hesht. Hesht dhe hesht, deri sa….. vari lesht!


TË NGJASHME