HomePolitikë

Video e kryebashkiakut e montuar nga PD? Përgjigjet Hoxha

Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla reagoi për videon e publikuar ku thuhet se është duke pirë kokainë, ndërsa akuzoi për montazh. Alla në reagimin e tij, thotë se kjo është një video e montuar nga PD për shantazh ndaj tij.

Gazetari Artan Hoxha, i cili ka nxjerrë këtë video është pyetur në emisionin Opinion, nëse ka bashkëpunuar me PD, apo me ish deputetin e kësaj force politike, Ervin Salianji.

“Ty të duket se bashkëpunoj me Salianjin unë. Asnjëherë mo burr, e kam parimin numër një.  Unë nuk e kam parim, asnjëherë nuk marr materiale, nuk bashkëpunoj se nuk kam nevoje të bashkëpunoj. Ti mendon që ta kishte PD-ja videon nuk do e botonte, pse do ma jepte mua?”, tha gazetari./ Opinion.al


TË NGJASHME