HomePolitikë

Video e kryebashkiakut të Bulqizës duke pirë kokainë/ Gjekmarkaj: Fenomen dramatik

Analisti Agron Gjekmarkaj deklaroi se video e publikuar dje në media ku thuhej se kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla konsumonte kokainë, tregon qartë se si ka degjeneruar shteti shqiptar, ndërsa thekson ky është një fenomen në shtrirje.

I ftuar në ‘News24’ Gjekmarkaj tha se beson vërtetësinë e videos, ndërsa shton se ky është kulmi i dekadencës së shtetit shqiptar në këto 30 vite liri.

Ku shohim se ku ka degjeneruar administrimi i Shqipërisë dhe sa sa i fuqishëm është banaliteti. Paraja në dorë të horrit thonë gjyshërit tonë. Kjo para ka shkuar vërtetë në dorë të horrave. Më dukshëm se asnjë herë, organizatës Rilindjes…Fenomeni është shtrirë, në jug e veri, është transversal. Kemi të bëmë me fenomenin dramatik, është shqetësues. S’ka më kategori, pasi shteti në raport me disa standarde nuk ekziston. Ky fare mirë shpallet i pafajshëm, mund të ketë qenë dhe miell. S’e dimë. Mund t’ja heqin akuzat dhe mund të denoncojnë prapë ish-deputetin e PD (Ervis Salianjin). Dhe jo gazetarin. Ky është paradoks se do që ta politizojë. Unë mendoj se është e vërtetë, bindja ime personale. Kjo tregon se ku ka degjeneruar kjo gjë. Problemi është në Shkodër, Pogradec, etj. I bie që të gjithë kryebashkiakët, ka shkuar në 7 numri i tyre, u zgjodhën për këtë cv-it, këto standarde. Pra kështu e meriton Bulqiza, Shkodra, këta japin vota.. askujt nuk i shkon të kapë dorën e mësuesit të fshatit. Ku qenka mësues, të tjerët nuk janë. Nuk i shkon dora që të marrë një njeri normal, por marrin të fortin e lagjes. Pra i forti na merr ne të dobëtëve diçka. Ky është degjenerim i Shqipërisë. Ky është kulmi i dekadencës së shtetit shqiptar në këto 30 vite liri.”, tha Gjekmarkaj./BW


TË NGJASHME