HomeShowbiz

Video e rrëzimit u bë virale, Dua Lipa poston pasojat e dhimbshme me foto

Në një nga koncertet e saj për turin “Future Nostalgia”, Dua Lipa u rrëzua në skenë teksa performonte live dhe videoja u bë virale në rrjet. Megjithatë këngëtarja me origjinë shqiptare arriti ta rikuperonte shumë shpejt rënien duke u ngritur sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Ndërkohë që u duk si një rrëzim i lehtë, dje Dua ka postuar disa foto nga lëndimi që ka pësuar dhe mund të themi që ëshhtë I konsiderueshëm.

“Megjithatë mu nxi gjuri”, shkroi Dua krah fotos me dëmtimin e marrë nga incidenti.

Gjendjen e gjurit e ka përditësuar duke postuar një tjetër foto ku duket se nxirja ishte përhapur më shumë.

Por Dua e ka marrë me sportivitet teksa ka publikuar edhe videon e rënies me mbishkrimin ““Spektakle djersitëse, dysheme të djersitshme.”


TË NGJASHME