HomeSport

Video, Gjici mesazh tifozëve për ndeshjen ndaj Partizanit

Presidenti i nderit i skuadrës së Kukësit, Safet Gjici, nga zyra e tij në Bashki i ka bërë thirrje tifozave kuksian që të jenë sa më të shumtë në ndeshjen e nesërme që do të luajnë kundër Partizanit në “Air Albania Stadium”.

Përmes një video mesazhi, Gjici thekson se dy autobuzë do të jenë në dispozicion nga qyteti i Kukësit për tifozët, ndërsa kërkoi mbështetje edhe nga kuksianët që jetojnë në Durrës, Kamëz dhe Tiranë.

Sfida mes Kukësit dhe Partizanit luhet nesër në orën 19:00 në “Air Albania”.

Ishim bashkë ? kur fituam titullin kampion. Sërish duhet të jemi bashkë për ta rikthyer titullin në Kukës. Prezenca…

Posted by Safet Gjici – Faqja Zyrtare on Saturday, January 25, 2020

TË NGJASHME