HomeShowbiz

Momenti kur ylli i muzikës latine valvit në mes të skenës flamurin e Kosovës

Një ëndërr e bërë realitet! Ylli latin me famë botërore J Balvin ka performuar në Kosovë në “Sunny Hill Festival”

Para se të fillonte të bënte çfarë din më mirë, ylli latin i kushtoi disa minuta një përshëndetje për të pranishmit, të cilët ishin me qindra.

Teksa ndodhej para të gjithëve, ai bëri edhe një gjest që e çoi peshë publikun e festivalit. J Balvin mori në dorë flamurin e Kosovës, duke e ngritur në mes të skenës.’

Të pranishmit kanë brohoritur me të madhe këngëtarin, të emocionuar nga ky veprim i papritur.

Përveç J Balvin në këtë festival do të performojnë edhe Skepta, Diplo, Azet e shumë këngëtarë të tjerë të njohur. Kujtojmë që Sunny Hill Festivali po mbahet në Parkun e Gërmisë dhe ka nisur më 4 gusht dhe do të vazhdojë deri më 7 gusht.


TË NGJASHME