HomeSport

Video/ Kjo Lacio është e “çmendur”, Tare e përkëdhel: Askush nuk kishte besim te ne, por ja tek jemi

Lacio nuk di të ndalet! Skuadra bardhekaltër që fitoi pak javë më parë Superkupën e Italisë duke mposhtur në finale Juventusin, vijon të ecë me ritëm të pabesueshëm dhe në kampionat. Ekipi i drejtuar nga Simone Inzagi ka shkatërruar 5-1 Sampdorian dhe e sheh veten në kuotën e 45 pikëve, një më pak sesa Interi dhe tre më pak sesa Juventusi. Numri i ndeshjeve? Nga 19 për të treja pasi vërtet kampionët dhe zikaltërit ende nuk e kanë luajtur sfidën e tyre, por Lacio ka një takim për të rikuperuar, atë ndaj Veroës së Marash Kumbullës.

Në takimin që sapo përfundoi në “Olimpico”, Ciro Imobile rikonrifmohet si arma më e fortë e kësaj skuadre, duke realizuar një tregolësh. Serinë e golave e hapi Kaisedo dhe e mbylli Bastos për Lacion, ndërsa për gjenovezët golin e nderit e realizoi Lineti.

Përpara takimit, i intervistuar nga “Sky”, foli Igli Tare, drejtori i Lacios që ndër të tjera theksoi. “Asgjë nuk ka ndryshuar dhe mbetet ajo që kam thënë më herët. Skuadra është e fortë, në fillim të sezonit askush nuk besonte te ne, ndërsa tani kanë dëshirë të hipin në karrocë me ne. Nuk është gjë e re, por budallenj nuk jemi. Nëse do të kemi mundësi ta përforcojmë ekipin do ta bëjmë, në të kundërt jemi mirë kështu siç jemi”.


TË NGJASHME