HomeLajmi i Fundit

Video me dëshmit e qytetarëve/ Bardhi: Qeveria të lërë propagandën dhe të bëjë detyrën

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka publikuar një video në faqen e tij në Facebook me dëshmitë e disa qytetarëve në nevojë të cilët sipas tij janë sirena alarmi për Qeverinë që të lërë propagandën dhe të bëjë detyrën.

Ai shprehet se shteti ka detyrimin ligjor që në këtë kohë të pamundurve, t’u sigurojë minimumin për të jetuar dhe për t’u ushqyer. Koha nuk pret asnjë minutë, dhe jo më 3 javë, shkruan ndër të tjera Bardhi.

“Qeveria të veprojë pa asnjë vonesë për t’u ardhur në ndihmë familjeve në pamundësi për të ushqyer fëmijët. Është detyrim i saj ligjor, jo çështje e dëshirave apo vullnetit të Edi Ramës.”

Postimi i plotë

Dëshmitë e dhimbshme të qindra qytetarëve në nevojë janë sirena alarmi për Qeverinë që të lerë propagandën dhe të bëjë detyrën.

Shteti ka detyrimin ligjor që në këtë kohë të pamundurve, t’u sigurojë minimumin për të jetuar dhe për t’u ushqyer. Koha nuk pret asnjë minutë, dhe jo më 3 javë.

Qeveria të veprojë pa asnjë vonesë për t’u ardhur në ndihmë familjeve në pamundësi për të ushqyer fëmijët. Është detyrim i saj ligjor, jo çështje e dëshirave apo vullnetit të Edi Ramës.

M.H/ GotaNews