HomeLajmi i Fundit

VIDEO/ Ndodh edhe kjo në BB, dy konkurentet puthen në buzë

Konkurentët e Big Brother VIP gjatë këtyre ditëve që po qëndrojnë të izoluar, kanë treguar shumë nga vetja, histori persona, tradhëti, zhgënjime, lot, vuajtje e gëzime. E athere kur shumëkush tha se ‘s’kanë ç’të tregojnë më’, duket se po del e kundërta, pasi këta personazhe e njohin mirë median dhe jetën publike dhe e dinë se çfarë i vendos ata në qendër të vëmendjes, qoftë dhe me ato detaje që duken si spontane dhe të pamenduara. Konkurentët e fortë tashmë janë evidentuar, e po ashtu dalja në nominim i ndez motorët atyre si konkurentë.

I tillë është dhe rasti mes Fifit dhe Palomës, kur kjo e fundit është nominim dhe me sa duket ka hequr dorë nga debatet që i hapin fronte konflíktuale me konkurentët, por po bëjnë gjeste të tjera ‘spontane; që po tërhqein vëmendjen. Dy vajzat po flisnin jashtë në oborr dhe ishin në prani të Granitit, Sabianit dhe Arditit. Graniti dhe Arditi vendosën të futeshin brenda, të dy, sepse kështu është dhe prova javore, e pas tyre ikën edhe Fifi me Sabianin. Si për t’u përshëndetur, meqë gocat po ndaheshin dhe po iknin larg, u puthën në buzë, jo një herë por dy. Do i mari malli shumë për njëra-tjetrën apo jo?


TË NGJASHME