HomePolitikë

VIDEO/ Një tjetër deputet i PS-së kalon mes tymit dhe flakadanëve, kërkohet ndërhyrja e policisë

Pas incidentit me ministrin e Mjedisit Blendi Klosi, ku protestuesit e shtynë duke e hedhur në gropë dhe nuk lejuan që të kalonte, një tjetër deputet i PS-së është penguar që të kalojë.

Deputeti i Partisë Socialiste, Paulin Stërkaj është përplasur me protestuesit e opozitës.

Në mes tymuesve, Stërkaj ka kaluar për të hyrë në Parlament.

Është dashur ndërhyrja e forcave të rendit për të penguar përplasjen e mëtejshme.


TË NGJASHME