HomeSport

Video/ Nuk do ta besoni se çfarë ka bërë portieri i Polonisë me shishen që i hodhën tifozët shqiptarë

Me sa duket befasitë nga ndeshja Shqipëri-Poloni nuk kanë të sosur. Në sfidën e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror 2022 dhe pas golit që erdhi në minutën e 77-të, dhjetëra shishe uji vërshuan drejt fushës, ku objektivi i tifozerisë ishin futbollistët polakë.

Megjithatë një moment krejt i veçantë është postuar nga mediat e huaja kur portieri i Polonisë, Szczesny, merr një shishe nga ato që hedhin tifozët dhe pi ujë prej saj. Gjesti i portierit ka habitur të gjithë, por më pas ai duartroket në mënyrë ironike drejt tifozerisë kuqezi.

Wojciech Szczesny making light of the #ALBPOL bottle incident. ?
When the match finished and Albanian fans continued to throw bottles at the Poland team – he picked one up and drank from it.

Originally tweeted by PSN Futbol (@PSN_Futbol) on 13/10/2021.


TË NGJASHME