HomeSport

Video/ Përplasje të dhunshme mes ultrasve të Valencias dhe atyre të Barcelonës

Ndeshja e sotme mes Valencias dhe Barcelonës, që po luhet në stadiumin “Mestalla”, është shoqëruar me përplasje të forta mes tifozerive, me skena të tilla që mediat lokale i kanë përcaktuar si “guerrilje urbane”.

Mes dy tifozerive ka shumë rivalitet dhe nuk hezituan të konfrontohen dhe të hedhin flakadanë ndaj njëri-tjetrit dhe të goditen me shkopinj.

Bëhet fjalë për grupime me nëntekst të fortë politik, si “Yomus” të Valencias dhe “Boixos Nois” të Barcelonës, mbështetës të flaktë të pavarësisë së Katalonjës. Policia ka ndërhyrë për të risjellë rregullin.

Për momentin nuk ka njoftime për arrestime.


TË NGJASHME