HomeLajmi i Fundit

Video/ Polici vret gruan shtatzënë në SHBA

Një video me pamje grafike është publikuar nëpër rrjete sociale orët e fundit. Aty shihet një polic në Baytown të Texas në një grindje me një grua, e cila thuhet se ka qenë e paarmatosur, orët e para të këtij mëngjesi.

Gruaja dëgjohet tek i thotë policit se është duke ikur në shtëpi dhe se ai po e bezdis. Gjatë përleshjes mes të dyve, gruaja e paidentifikuar ka bërtitur “Jam shtatzënë” pak momente para se të qëllohej disa herë me armë nga polici.

Ndërkohë Departamenti i Policisë në Baytown ka lëshuar disa detaje rreth incidentit, por nuk kanë konfirmuar nëse gruaja ishte në të vërtetë shtatzënë.

KHOU-TV raportoi se gruaja u qëllua dhe u vra nga oficeri.