HomeShowbiz

VIDEO/ Semi Jaupajt e tregon se këngët ja ka dedikuar Bora Zemanit dhe Donaldi, moderatorja: “Ke” jo “kemi”

Semi Jaupaj ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes, pasi ishte e përfshirë edhe në historinë Bora-Donald. Madje, këngëtarja iu ka dedikuar dyshes dy këngët e saj pas daljes nga BBV. Vetë Semi Jaupaj ka pohuar se kënga “Mos u kthe” është dedikim për historinë e shoqes së saj të ngushtë me aktorin Donald Veshaj, duke theksuar se ka përshkruar ndjesitë e Borës në atë këngë.

Pak ditë më parë ajo publikoi edhe këngën e re të titulluar “Ani” e cila gjithashtu ishte një dedikim për historinë Bora-Donald. Aktori publikoi në Instastory ditën e djeshme një video në ritmet e kësaj kënge 

Por Bora Zemani nuk kishte bërë asnjë reagim publik në lidhje me dedikimet për Donald Veshajn, deri më tani. Moderatorja publikoi në Instastory një video me Semin, ku falsin për këngët e reja të kësaj të fundit. Bora dëgjohet t’i thotë Semit, që të flasë në numrin njëjës për këngët e saj sepse “keqkuptohet.”

Më tej duke qeshur Semi shprehet se “këngët i kanë të dyja.”

Biseda:

Semi: Prit mi se kemi “Ani” një herë.

Bora: Hë se keqkuptohet nuk i kemi të dyja.

Semi: Kemi dy këngë.

Bora: “Ke” jo “kemi” të lutem shumë.

Semi: Edhe ti i ike, të dyja i kemi. Çfarë janë të miat janë edhe të tuat, përgjithmonë.

Donaldi konfirmoi se kënga “Ani” është dedikim për të përmes postimit të fundit. Ai publikoi një video në Instastory ku këndon këngën e Semi Jaupajt, e shkruar nga Yll Limani, këngë e cila flet për një djalë që tradhton që më pas është penduar.

“Tu luta, tu luta, tu luta ti mos bëj gabime. Tu luta, tu luta, tu luta ti mos thyej premtime. Djalo ti nuk je normal. Djalo ti nuk je normal. Prej vetes ke ik ti, prej vetes ke dalë. Nuk e di a muj naj herë me ta fal. Ani ani, hajt se ki me ardh ti te dera e banesës tem, ki me u lut ti a mrena a m’len.”- këndon Donaldi gjatë videos.

Kënga e Semit erdhi në një kohë që Bora Zemani dhe Donald Veshaj u përfolën kudo në rrjet për një rikthim të mundshëm. Dhe nëse kënga është një dedikim, vlen të theksohet fakti se është shkruar para takimit mes Borës dhe Donaldit, ndërsa dyshja ende nuk kanë konfirmuar rikthimin.


TË NGJASHME