HomeSport

VIDEO/ Serie A, ndalet sërish Inter, Lecce asist Juves, dëmtohet Kumbulla

Pas Atalantas është radha e Lecces të ndal Inter, barazimi i dytë në dy javët e fundit të Serie A duke i dhënë mundësinë Juves të thellojë edhe më shumë diferencën me ekipin ziklatër, “Zonja e Vjetër” pret në mbrëmje Parma.

Ekipi i Antonio Contes nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1.

Dyshja Lukaku-Lautaro nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës në këtë sfidë, kujtojmë që janë dyshja më e mirë në transfertë, jo vetëm në Serie A.

Pas një pjesë të parë të mbyllur në barazim pa gola, në minutën e 72-të ishte Bastoni ai i cili kaloi Interin në avantazh.

Vetëm 5 minuta zgjati festa zikaltër teksa Mancosu barazoi shifrat në 1-1.

Pas këtij X, Inter tashmë ndjen nga pranë edhe presionin e Lazios me kryeqytetasit që ndodhen vetëm 2 pikë larg.

Në barazim përfunduan dhe dy sfida e tjera, Bologna-Verona 1-1, Berscia-Cagleri 2-2.

Verona siguri një pikë në transfertën përballë Bologna por humbi shërbimet e Marash Kumbullas i cili u largua nga fusha i dëmtuar në minutën e 25-të.

Asnjë shqetësim serioz për mbrojtësin kuqezi, një dëmtim në sy gjatë një dueli por stafi mjekësor nuk rrezikoi duke e zëvendësuar.


TË NGJASHME