HomeLajme

Video/ Shembet Teatri Kombëtar, policia arreston protestuesit

Tashmë është fakt i kryer, Teatri Kombëtar është shembur.

Në orët e para të mëngjesit nisi puna për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental Kujtim Spahivogli. Forca të shumta policie rrethuan gjatë natës Teatrin, ndërsa fadromat nisën shembjen e tij me gjithë kundërshtimet dhe protestat e artistëve.

Policia ka përdorur forcën për të larguar artistët dhe qytetarët e po kështu ka hedhur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.

Policia ka bërë disa arrestime e disa prej tyre ishin aktori Neritan Licaj, Astrit Seranaj, Juli Emiri, Artan Manushaqe dhe gazetarë të ndryshëm.
Në mesin e tyre ishte edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila është lënë e lirë pas disa orësh.

Kujtojmë se artistët dhe shoqëria civile të mbështetur nga opozita kanë protestuar prej gati dy vjetësh kundër shembjes së Teatrit Kombëtar duke denoncuar si një aferë korruptive qëllimet e qeverisë për prishjen e tij.


TË NGJASHME