HomeSport

Video skandali/ Nedved shfaqet duke kërcyer me tre femra thuajse lakuriq

Pavel Nedved, drejtori i Juventusit dhe ish-lojtari legjendar i Bianconerëve, është bërë subjekt i një videoje kontroverse në të cilën ai shihet duke kërcyer dhe prekur tre femra njëherësh.

Videoja e Nedved, i cili së fundmi mbushi 50 vjeç dhe luajti për, gjeneroi më shumë se 2.4 milionë shikime në Twitter në vetëm pak orë.

Data e videos virale të Nedved ende nuk dihet edhe pse mediat italiane raportojnë se video nuk është aktuale, ndërsa kërcimi i drejtorit sportiv të Juventusit u bë temë e menjëhershme në Itali.

Juventusi, i cili u pyet nga Daily Mail në lidhje me videon, ende nuk ka komentuar zyrtarisht.

Kujtojmë që Nedved, i cili i vari këpucët në vitin 2009 dhe ishte fitues i Topit të Artë në vitin 2003, është beqar që në vitin 2019 kur u nda nga Ivana Nedved pas 25 vitesh martesë./ GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME