HomeSport

Video virale/ Ibrahimovic thyen xhamin e autobusit të Milanit

Kishte kaluar pa u vënë re nga shumëkush, por gjatë hyrjes së autobusit të Milanit në stadium një nga lojtarët më entuziastë ishte Zlatan Ibrahimovic.

Suedezi po i përgjigjej mbështetjes së pamasë të tifozëve që u rreshtuan në rrugë për të mirëpritur skuadrën, por duke godítur me shuplakë xhamin e përparmë të autobusit, ai arriti ta thyente atë. Me fitoren ndaj Atalantës në fundjavë, kuqezinjtë tani janë më pranë se kurrë për t’u shpallur kampionë të Serie A.

Teksa ka mbetur edhe një ndeshje për llogari të kampionatit italian, Milani ndodhet në vendin e parë me 83 pikë, i ndjekur nga Inter me 81 pikë.


TË NGJASHME