HomeSport

VIDEO/ Zgjohet “djalli”, Milan përmbys Udinese në frymën e fundit

Në “San Siro” tifozët kuqezi u bënë dëshmitarë të një ndeshje të çmendur përballë Udinese, një sfidë që nisi me një gafe të pabesueshme nga Donnarumma. Në mënyrë të pakuptimtë portieri kuqezi u hodh në aventurën në minutën e 6-të duke i dhuruar Udineses golin e avantazhit. Shifrat nuk ndryshuan në pjesën e parë ndërsa të dytën trajneri Pioli e nis me një zëvendësim të menjëhershëm duke hedhur në fushë Ante Rebic. 3 minuta i mjaftuan sulmuesin kroat për të finalizuar me gol një aksion të bukur të kuqezinjve. Përmbysja e Milanit mori formë në minutën e 72-të ku Theo Hernandez me një silurë nga jashtë zonë kaloi vendasit në avantazh.

Atëherë kur gjithçka po shkonte drejtë fundit, Lasagna befasoi vendasit duke barazuar shifrat në 2-2 në minutën e 85-të. Milan nuk u dorëzua dhe në minutën e 93-të, Rebic me një aksion personal realizoi golin e tretë dhe të fitores për Milan, i dytë personal, një fitore e rëndësishme, e treta radhazi për kuqezinjtë mes Kupës dhe Serie A.


TË NGJASHME