HomeLajmi i Fundit

Vidhet bankomati, autorë katër persona

Katër persona të paidentifikuar kanë vjedhur në orët e para të mëngjesit, në Kavajë, një bankomat të një banke të nivelit të dytë, Policia njofton se eshte grabitur një sasi e vogël lekësh, por pa përcaktuar shumën që është vjedhur.

“Policia ka shoqëruar disa persona për ti marrë në pyetje dhe vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje”- njofton policia.

INFORMACIONI PARAPRAK 

Në orët e para të mëngjesit, në Kavajë, persona të paidentifikuar kanë vjedhur në një bankomat të një banke të nivelit të dytë, një sasi të vogël lekësh.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për identifikimin e autorëve, administrimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit për zbardhjen e ngjarjes.

Policia ka shoqëruar disa persona për ti marrë në pyetje dhe vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje