HomeSociale

Vidhnin energji elektrike, procedohen penalisht 4 persona

Kontrollet e vazhdueshme në terren kanë zbuluar raste të ndryshme të vjedhjes së energjisë elektrike në Tiranë.Në 5 ditët e fundit janë kryer mbi 300 kontrolle të posaçme nga strukturat pranë Drejtorisë Rajonale OSHEE Tiranë për “verifikimin dhe matjen” e energjisë elektrike, në zbatim të ligjit dhe procedurave përkatëse.

Nga kontrollet këtyre ditëve janë zbuluar 8 abonentë që vidhnin energji elektrike përmes skemave të ndryshme, kryesisht “ndërhyrje në matës”, duke ulur gjendjen e konsumit apo mosregjistrim real të konsumit të kilovatëve.

Mes tyre, janë proceduar 4 abonentë që ushtronin aktivitet privat, ndërsa zonat ku janë zbuluar shkeljet janë kryesisht në “Tirana e Re” dhe “DonBosko”.

Rastet e konstatuara janë raportuar pranë organeve kompetente ligjzbatuese, referuar nenit 137 të Kodit Penal, sipas të cilit “Çdo ndërhyrje tjetër e paligjshme dhe e paautorizuar në sistemin e matjes apo në rrjetin elektrik, me qëllim përfitimi të paligjshëm, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në tre vjet”.


TË NGJASHME