HomeSociale

Vidhnin rroba në qendrat tregtare, arrestohen dy persona në Tiranë

Policia e Tiranes ka vene ne pranga dy persona, te cilet akuzohen se vidhnin rroba ne disa qendra tregetare ne Tirane.

Ne pranga kane rene shtetasit – F.,T.,34 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, dhe  F.,GJ., 41 vjeçe banuese në Kamëz.

Në momentin e arrestimit këtyre shtetasve , policia ju gjeti dhe sekuestroi edhe rrobat e vjedhura në njërin nga dyqanet e qendrës tregtare.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit u bë e mundur dokumentimi i një sërë vjedhjeve të kryera nga këta persona në dyqane, qendra tregtare dhe tregje të shumicës, të cilët pasi i vidhnin rrobat, i shisnin në dyqanin e shtetasit F.T në Shkodër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim në më shumë se një herë, parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal.


TË NGJASHME